60 mijë të infektuar në një ditë, 3 milionë të prekur nga Covid-19 në SHBA

09 korrik 2020 | 10:02

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit. Tashmë sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins” në SHBA numërohen më shumë se 3 milionë persona të prekur nga pandemi që gjithashtu ju ka marrë jetën mbi 131 mijë prej tyre.

Shifrat nuk janë aspak pozitive dhe vijojnë të rriten me shpejtësi të madhe. Në 24 orët e fundit u shënua dhe numri më i madh i personave të infektuar në 24 orë, ku sipas të dhënave të fundit mbi 60 mijë të tjerë rezultuan të prekur me Covid-19.

Menjëherë pas SHBA në listën e vendeve më të goditura nga pandemia renditet Brazili me 1.6 milionë raste dhe 66 mijë viktimë dhe pas tij, India, Rusia dhe Peruja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kabineti qeveritar nuk ka…