600 milionë fjalëkalime të “Facebook” janë bërë publike

24 mars 2019 | 13:53

Rreth 600 milionë fjalëkalime të “Facebook” dhe “Instagram” mund të jenë ekspozuar si pasojë e një e një mbikëqyrje nga kompania e rrjeteve sociale.

Lajmi u bë i ditur nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs. Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të “Facebook” që nga viti 2012.

Ndërkohë, “Facebook” e ka pranuar  dështimin e tij të sigurisë, por ka premtuar  se këto gabime do të rikuperohen sa më shpejtë. Për “Facebook”, pas skandalit të të dhënave, ky është një tjetër skandal që do të tronditë këtë kompani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emma Roberts dhe Evan Peters janë ndarë. Çifti i ka…