62 operacione për 24 orë në QKUK

20 shkurt 2019 | 12:44

Për 24 orë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 62 operacione në klinika të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Klinikës së Anestezionit në Klinikën e Gjinekologjisë ka pasur 17 operacione, në emergjencë tri operacione, në ortopedi tetë operacione, në kirurgji maksillofaciale dt operacione, në ORL shtatë operacione me anestezion total.

Kirurgjia Torakale ka kryer tri operacione, në neurokirurgji dy operacione, në kirurgji plastike dy operacione, në kirurgji vaskulare shtatë operacione, në kirurgji të fëmijëve katër operacione, në kirurgji abdominale tri operacione dhe në kardiokirurgji një operacion.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emergjenca e QKUK-së në 24 orët e fundit ka qenë…