66 aktakuza ndaj 85 personave në 24 orët e fundit

19 dhjetor 2023 | 12:10

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetegjashtë aktakuza kundër tetëdhjetepesë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona, është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe ka ngritur tridhjetë aktakuza kundër dyzetedy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona nën dyshimin se kanë kryer vepra penale dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka…