67 projekte filmike kanë aplikuar në konkursin e QKK-së

10 maj 2018 | 11:37

Në konkursin e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) për vitin 2018, afati i të cilit është mbyllur më 4 maj, kanë aplikuar 67 projekte filmike në kategori të ndryshme.

17 projekte filmike kanë aplikuar për film të metrazhit të gjatë artistik, për atë dokumentar të gjatë kanë aplikuar 9 projekte, kurse për film të metrazhit të gjatë artistik – koproduksion minor kanë aplikuar 6 projekte filmike dhe në atë të gjatë artistik – debutant kanë aplikuar 5 projekte. Për film të metrazhit të shkurtër artistik kanë aplikuar 17 projekte, kurse në atë të shkurtër të animuar 4 projekte.

Në konkursin për zhvillim të skenarit për film të metrazhit të gjatë kanë aplikuar 8 projekte filmike, ndërsa në atë për postproduksion për film të metrazhit të shkurtër një.

Komisioni për verifikimin e dokumentacionit do t’i shqyrtojë të gjitha projektet aplikuese nëse i plotësojnë kriteret e domosdoshme të konkursit.

QKK-ja pastaj do ta emërojë jurinë vlerësuese dhe vendimi i saj pritet të jepet në fund të muajit qershor. Buxheti i QKK-së për këtë vit pritet të jetë rreth një milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski është objektivi kryesor i Real Madridit për afatin…