69 aktakuza kundër 84 personave në 24 orët e fundit
05 shkurt 2021
| 11:46
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza, kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, ky institucion ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.