7 milionë euro të buxhetit shpenzohen çdo vit për qiranë e objekteve shtetërore  

14 janar 2018 | 18:55

Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, ka bërë me dije se buxheti të shtetit, qiraja e objekteve i kushton rreth 7 milionë euro brenda një viti.

Ai ka thënë se 80 për qind e këtij buxheti shpenzohet për qiranë e konsullatave dhe ambasadave jashtë vendit. “Çdo vit, për ambasada, për konsullata dhe për qiranë brenda Kosovës paguhen përafërsisht 7 milionë euro. Prej 7 milionëve,  80% është pagesa e qirave jashtë Kosovës, përkatësisht e ambasadave dhe konsullatave”, ka thënë Yagcilar për “Ekonomia Online”.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar në ndërtimin e objekteve të reja, ku do të vendosen institucionet publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i nënshkrimit të kontratave-marrëveshjeve me banorët e fshatrave Hade…