70-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Turqi

02 nëntor 2020 | 00:13

Ekipet e shpëtimin në Turqi kanë arritur të shpëtojnë një 70-vjeçar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas 34-orësh, pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë dhe Greqinë dhe që la të vdekur të paktën 75 persona dhe të lënduar afër 1,000, sipas AP-së.

Burri i nxjerrë nga rrënojat gjatë natës, është në gjendje të mirë në spital, ka thënë ministri turk i shëndetësisë. Ai ka shkruar në Tëitter se i mbijetuari i kishte thënë se nuk e kishte humbur shpresën asnjë moment, raporton AP.

Në ditën e tretë që nga tërmeti, ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë më shumë trupa njerëzish se sa të mbijetuar në Izmir. Ata vazhduan kërkimin në tetë rrënoja ndërtesash, por e kishin ndalur punën pasi autoritetetit kishin thënë se një ndërtesë tjetër aty ishte në rrezik shembje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot, (e hënë) 02 nëntor 2020, Gjimnazi “Xhevdet Doda”…