74 aktakuza kundër 86 personave në 24 orët e fundit

16 dhjetor 2020 | 11:45

Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 74 aktakuza kundër 86 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër persona si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka prezantuar raportin e Grupit…