Klinaku, Kurtit: Kur je duke humbur dhe s’e ndërron lojtarin, tifozët mund ta braktisin stadiumin

23 maj 2025 | 17:03

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidaten e tyre për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Klinaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, tërthorazi ka kërkuar që LV-ja ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit.

“Kur je duke humbur dhe nuk e ndërron lojtarin, tifozët mund ta braktisin stadiumin”, ka shkruar Klinaku.

Sot ishte seanca e 20-të ku Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar që në krye të Kuvendit ta zgjedhë Albulena Haxhiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka liruar nga detyruar…