79-shi i PDK-së, Musli Gucati: Jemi në garë për të sjellë ndryshime pozitive
Kandidati për deputet me numër 79 i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Musli Gucati, ka theksuar angazhimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve për të sjellë ndryshime reale dhe pozitive për vendin.
“Bashkë me Përparimin, jemi rritur dhe gjithmonë kemi qenë krah njëri-tjetrit, të bashkuar me ide dhe vizion për një Kosovë më të mirë. Jemi dy të rinj të përkushtuar, me energji dhe vullnet për të kontribuar në zhvillimin e vendit,” ka deklaruar Gucati.
Ai ka shtuar se gjatë kësaj fushate elektorale, fokusi kryesor është ndërtimi i një Kosove më të zhvilluar, më të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
Sipas Gucatit, PDK ka dëshmuar se u jep hapësirë të rinjve dhe u krijon mundësi reale për të qenë pjesë aktive në vendimmarrje dhe në ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
#PDK130
#BedriHamza1
#MusliGucati79
#PerparimGruda15



