Kursantët nga Kolegji i Mbrojtjes së Shqipërisë vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

31 mars 2026 | 15:59

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim kursantët e programit të Kolegjit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të licencuar nga NATO-ja -Kursi i Lartë për Siguri dhe Mbrojtje.

Në përbërje të delegacionit ishin drejtues të nivelit të lartë të institucioneve të sigurisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe personel ushtarak dhe civil nga shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Turqinë, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Poloninë, si dhe nga shtete partnere si Gjeorgjia dhe Jordania.

Temë kryesore e takimit ishte siguria në Ballkanin Perëndimor, ndikimi i luftës në Ukrainë, si dhe përkushtimi i Republikës së Kosovës për avancimin e reformave në sektorin e mbrojtjes. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e garantimit të misionit kushtetues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe përparimi drejt anëtarësimit në NATO dhe e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Maqedonci theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar hapat e ndërmarrë nga Kosova dhe vizionin e saj evropian, të ndërlidhur ngushtësisht me partneritetin me vendet fqinje dhe angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave perëndimore.

Në përmbyllje, ministri u uroi suksese të mëtejshme kursantëve duke i cilësuar ata si liderë të ardhshëm në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që përcakton afatin…