8 orë në pozicionin “PLANK” për të mbajtur vijën e trupit

18 shkurt 2020 | 13:10

George E. Hood, 60 vjeç, është rekordmeni që ka marrë së fundmi një çertifikim nga “Guinness”.

Ai është bërë pjesë e evenimentit të zhvilluar në Ilinois, SHBA, për mbledhje fondesh dhe për ndërgjegjësimin e njerëzve për mirëqënien e shëndetit mendor.

Hood është trajner profesionist palestre dhe ka mundur të kryejë ushtrimin e njohur si, “plank” për 8 orë dhe 15 minuta duke qëndruar paralel me dyshemenë dhe duke u mbështetur vetëm në brrylat e duarve dhe në gishtërinjtë e këmbëve.

Pranë tij për ta mbështetur kanë qenë miqtë, familjarët dhe skuadra e tij që e ndoqën me përkushtim deri në fund.

Gjatë pesë orëve të para të ushtrimit, një bandë muzikore e një gjimnazi vendas luajti disa pjesë muzikore duke e inkujaruar sportistin.

Hood pretendon se dy vjet më parë ka kryer këtë ushtrim fitnesi për plot dhjetë orë megjithëse nuk u njoh zyrtarisht prej “Guinness”.

Rekordi i mëparshëm i “plank” mbahej prej vitit 2016 nga Mao Weidong, që kishte qëndruar për 8 orë dhe një minutë.

Lad Breaks A New Planking World Record

He planked for more than eight hours straight ?

Gepostet von LADbible am Montag, 17. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel, Shqipëria…