85 aksidente në trafik për 24 orë dhe mbi 1 900 gjoba

09 prill 2024 | 09:39

Nga 3 prilli 2024 në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik.

Vetëm në 24 orët e fundit bëhet me dije se janë shkaktuar 85 aksidente, ku 35 kanë përfunduar me të lënduar, kurse 50 me dëme materiale.

Sa i përket shqiptimit të gjobave në trafik, policia dha 1 904 tiketa për ata që kanë shkelur rregullat.

Ndryshe, ligji i ri parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për të gjithë ata që kryejnë kundërvajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i njerëzve që vuajnë nga kanceri i prostatës në…