89-shi mposhti Gjilanin

29 janar 2019 | 17:29

Skuadra e Trepçës ‘89 e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1. Ndeshja miqësore është zhvilluar në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve para edicionit pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani shënoi e para nëpërmjet Fiton Hajdarit, kurse më pas 89-shi u rikthye dhe shënoi tre gola më anë të Bujar Pllanës, Engjëll Hotit dhe Arlind Shabanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë tentativash në vitet e kaluara, janari mund të…