92 raste të reja me Covid në Kosovë

31 korrik 2021 | 16:16

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas IKShPK-së, sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.

Në total numri i rasteve aktive është 442.

IKShPK-ja ka njoftuar se bë 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme pritet të mbledhë…