95 persona lëshojnë Qendrën Studentore

05 prill 2020 | 11:41

Pas 14 ditësh qëndrim në  karantinë në Qendrën Studentore në Prishtinë kanë filluar të dalin disa prej personave të cilët kishin ardhur në Kosovë pas tre muajsh qëndrimi në Gjermani, të cilët, pas testimit, kanë dalë negativ, raporton Ekonomia Online.

Ky grup i personave do ta vazhdojnë vetizolimin në shtëpitë e veta. Njëri prej personave i cili qëndroi në QS, Fatmir Sallaj, tha se do ta vazhdojnë vetizolimi edhe në shtëpi. “Trajtimi ka shkuar mirë, pas testimit të gjithë kemi dalë negativë dhe duhet të vazhdojmë edhe më tutje izolimin në shtëpi”, tha ai.

Shyhrete Morina nga Suhareka, e cila ka qëndruar 14 ditë në izolim në Qendrën Studentore, thotë se kushtet nuk kanë qenë të mira. “Kam ardhur nga Gjermania, mirëpo nuk jam ndarë e kënaqur me kushtet në Qendrën Studentore. Nëse nuk kujdesesh vetë askush nuk kujdeset për ty”, u shpreh ajo.

Në karantinën e Qendrës së Studentëve janë mbi 500 persona të karantinuar. Sot do të lirohen 95 persona e në ditët në vijim edhe të tjerët, pasi IKShPK ta bëjë testimin e tyre sipas radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edmond Prenga është një djalë shqiptar që po ‘duartrokitet’ në…