Tre të akuzuarit në rastin ‘Banjska’ deklarohen sërish të pafajshëm
17 prill 2025
| 11:08
Edhe në seancën e shqyrtimit gjyqësor të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tre akuzuarit në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq janë deklaruar të pafajshëm.
“Nuk jam fajtor”, ka deklaruar Spasojeviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Nuk jam fajtor”, ka thënë edhe i akuzuari Toliq.
“Nuk jam fajtor për veprat që më vihen në barrë me këtë aktakuzë”, ka thënë Maksimoviq.
Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm,



