Kusari-Lila akuzon ‘opozitën’: Vendosën ta bllokojnë shtetin

17 prill 2025 | 14:13

Mimoza Kusari-Lila nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar në lidhje me situatën në Kuvend, duke e kritikuar partitë opozitare.

Ajo ka kritikuar partitë siç ka thënë ajo për shterje të formave kreative të opozitës.

“Është për keqardhje dhe rrethanat në të cilat është vendosur organi më i lartë, Kuvendi. Ajo çfarë do të duhej të ishte proces i thjeshtë, më shumë teknik se politik, e kanë vendosur në një rrafsh politik dhe e kanë shprehur jo vetëm pabesinë e atyre mandateve, por edhe gjithashtu mos pranimin e rezultateve. Zgjedhjet kanë qenë me një rezultat të qartë. E vendosën në një rrafsh të cilin treguan se nuk janë pajtuar as me rezultatin më herët as me rezultatin tani. Dhe me çdo kusht duhet të jenë në funksion të bllokimit të shtetit. Nuk ishte ky votim ose propozim i qeverisë, ose i partisë së parë, kjo është procedurë e thjeshtë, e cila asnjëherë më parë nuk është bllokuar në formën si tani. Ju kanë shterë të gjitha format kreative të opozitarimit të cilat asnjëherë nuk i kanë pasur, dhe tashmë vendosin vetëm të bëjnë bllokadë të shtetit’’, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka, një nga emrat më të spikatur me origjinë…