Hoti: LV-ja nuk i ka votat, kjo është arsyeja e vetme pse nuk u konstitua Kuvendi

17 prill 2025 | 15:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se fajin për moskonstituimin e Kuvendit sot e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se seanca e sotme ka konfirmuar se partia fituese e zgjedhje të 9 shkurtit nuk e ka shumicën.

“Kuvendi as sot nuk u konstitua, pasi partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën. Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga kryeministri dhe…