Haradinaj i përmend edhe zgjedhjet: Kosova nuk do të rrëshqasë në autokraci e diktaturë

17 prill 2025 | 15:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e njeh vetëm politikën arbitrare, shantazhuese e uzurpuese.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do të rrëshqas në autokraci e as diktaturë lindore.

Haradinaj ka thënë nëse Kurti nuk mundet t’i konstituoj institucionet, atëherë “pushtetin do t’ia kthejmë sovranit, e aty mashat do të digjen”.

“Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet. Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes. Është fare e thjeshtë: Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita. Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit. Formo Qeverinë. Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë. Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, duke folur për “Movistar…