Për të mbrojtur pushtetin, Kurti dhe Vetëvendosje nuk njohin as Kushtetutën, as ligjet dhe nuk i kanë as votat

18 prill 2025 | 09:47

Betim Gjoshi nga PDK-ja ka komentuar situatën politike në vend.

Ai ka theksuar se “Miratimi i raportit për verifikimin e mandateve…” është situata më e thjeshtë e paraqitur në Kuvendin e Kosovës, ndoshta prej ekzistencës së tij.

Sipas tij, për të kaluar ky raport duhet veç një shumicë e thjeshtë, pra pak vota.

“Por, Vetëvendosje po e dëshmon se nuk i kanë as këto pak vota dhe me vetëdije po e shkelin ligjin që e kanë shkruar vet”.

“Këta po e shkelin një ligj që i largon nga Qeveria vetëm pak ditë (sepse sipas tyre i kanë numrat për ta formuar Qeverinë) dhe mendojeni se çka janë në gjendje të bëjnë me ligjet tjera që i kanë shkelur dhe që rrezikojnë të përfundojnë në burg”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Ai ka thënë se edhe për raportin e tyre me “zbatimin” e ligjeve të tjera, e kemi parë Kurtin duke sulmuar institucionet e pavarura që guxuan të ndjekin njerëzit e tij për korrupsion me rezerva shtetërore dhe me keqpërdorimet milionëshe në KEK.

S”ituata e këtyre ditëve rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nëse për asgjë tjetër, ka shërbyer për të treguar se për të mbrojtur pushtetin e tyre Kurti & Vetëvendoje nuk njohin as Kushtetutën, as Ligjet dhe nuk i kanë as votat minimale për funksionimin e institucioneve shtetëore”, ka theksuar Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi  Kjo që po ndodh në Kuvendin e…