Rama pret në takim Vasfije Krasniqin: Një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit
18 prill 2025
| 10:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Vasfije Krasniqin, një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit.
“Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi”.
“Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë. Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë”.
Ai ka theksuar se drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit.



