Albulena Haxhiu nuk merr votat e shumicës për kryeparlamentare
19 prill 2025
| 14:27
Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.
Në votimin për kandidaten e LV-së për kryeparlamentare, tre deputetët e Nismës abstenuan, ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim.
Kuvendi ka shkuar në një pauzë 15-minutshe.



