“Ishalla po shpëtojmë” – Dukagjin Gorani: Jemi në duar të fëmijëve, këta nuk marrin vesh asgjë nga politika

06 maj 2025 | 21:44

Analisti Dukagjin Gorani e vlerësoi “korrekt” propozimin e kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku drejtuar Kurtit për një qeveri tranzicionale.

Por sipas tij, deri tani askush nuk është në gjendje me analizu a është i dobishëm një propozim i tillë dhe a do të mund të funksiononte një qeveri gjithëpërfshirëse.

Ai tha se kjo gjeneratë nuk merr vesh prej politikës.

“Në kulturën tonë politike, sidomos qikjo gjeneratë që na ka fshi përpara, këta nuk marrin vesh send prej politikës – si përpjekje e ofrimit të ideve. Dhe reagimi i parë i eksponentëve të VV-së karshi letrës së Abdixhikut ke; ky s’ka të drejtë me propozu. Shihe ti”, tha Gorani duke qeshur.

“Jemi në duar të fëmijëvë, kalamajve, ishalla po pshtojmë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetues policorë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë ndërmarrë sot…