Ambasadori i Britanisë: Populli pret që liderët politikë të punojnë për interesin kombëtar
08 maj 2025
| 15:12
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ka komentuar bllokadën politike në Kosovë.
Ai ka thënë për “Telegrafin” se qytetarët presin që politikanët të punojnë së bashku për ineresin kombëtar.
“Më shumë se tre muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe një qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku për interesin kombëtar”, ka deklaruar ambasadori Hargreaves.



