Macroni uron në shqip Ramën: Urime mik i dashur për fitoren në zgjedhjet parlamentare

14 maj 2025 | 11:13

Presidenti francez Emanuel Macron ka uruar në shqip kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, ka shkruar Macron në “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më 13 e 14 maj, Komiteti i Ministrave i Këshillit…