Von der Leyen uron Ramën: Nën drejtimin tuaj, Shqipëria bëri përparim të madh drejt BE-së

14 maj 2025 | 12:01

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursua von der Leyen e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Von der Leyen ka thënë se nën drejtimin e Ramës, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së.

“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj elektorale. Nën drejtimin tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë bashkë për reformat e BE-së. Shqipëria bën pjesë në BE”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Rama pritet që sot nga sheshi “Skenderbej” në Tiranë ta shpall  fitoren e madhe, duke filluar nga ora 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…