Macroni në Tiranë:  Zelensky e di se sa shumë jemi krah tij

16 maj 2025 | 13:47

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë sot në Samitin e Komunitetit Evropian në Tiranë , se Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe të këmbëngulë për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Jemi në kohëra ku jetët e vendeve tona dhe situata e kontinentit tonë i sjell pak sa seriozitet këtij takimi. Në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt…mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive na jep shansin e një kontinenti më të gjerë dhe të përballemi me sfida dhe ta bëjmë këtë bashkë me unitet. Volodymyri e di se sa shumë jemi krah tij, solidar. Kemi krijuar koalicionin e të vullnetshme dhe është shumë e rëndësishme që të mbështete armëpushimi dhe duhet thënë që orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim. Megjithatë Rusia duhet tu kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022. Kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, ka thënë Macroni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po…