Kurti takohet me Walkerin, bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon
28 maj 2025
| 14:48
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij.
Në një takim miqësor, ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit.
Kurti është shprehur si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e ka falënderuar për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë.




