Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë, vlerëson marrëdhëniet dypalëshe

05 qershor 2025 | 19:27

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë në Kosovë, Vilmars Henins.

Osmani i shprehu mirëseardhje ambasadorit të ri letonez, teksa vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes të dy vendeve.

“Sipas Presidentes Osmani, Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrahur jo vetëm shtetndërtimin tonë, por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, e para e shtetit shprehu falënderime për përkrahjen e Letonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se ky partneritet, sipas saj, do të vazhdojë të thellohet në fusha me interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësues të një…