Kaledonia voton kundër pavarësimit nga Franca

04 nëntor 2018 | 15:56

Votuesit në territorin francez Kaledonia e Re, kanë refuzuar pavarësimin, me 55.8 për qind të votave për të qëndruar pjesë e Francës.

Dalja në votime ishte 80 për qind. Votimi për pavarësinë e këtij rajoni ishte premtuar në marrëveshjen e vitit 1988, që i vuri fund kampanjës së dhunshme për pavarësi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se kjo tregon besim në Republikën franceze. Ky rajon ka depozita të nikelit, që është mjaft i rëndësishëm në fabrikat e elektronikës.

Kaledonia e Re shihet nga Franca si aset strategjik politik dhe ekonomik.

Rreth 17 500 persona kishin të drejtë vote. Pjesa tjetër e popullsisë së këtij rajoni me 268 000 banorë kanë kundërshtuar po ashtu pavarësinë nga Franca. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mark Marquez nuk ndalet në këtë sezon të Botërorit të…