Kryetari i Gjilanit thotë se janë realizuar mbi 2 milionë euro investime në shëndetësi

01 korrik 2025 | 11:10

Edhe në fushën e shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, janë bërë investime të mëdha e të cilat kanë krijuar kushte dhe shërbime më të mira për kujdesin e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shëndetësia dhe mirëqenia sociale janë shtyllë e qeverisjes sonë.

“Mbi 2 milionë euro investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë: QMF e re në Lagjen Arbëria, Mamografi – falas, Pap-test – falas, laboratorë për analiza gjaku në 5 fshatra, kujdes paliativ – nga 2 në 5 ditë në javë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se kjo është qeverisja jonë, për shëndetësinë, për mirëqenien sociale, për Gjilanin që duam.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës,…