FJALIM HISTORIK I ALI AHMETIT NË TETOVË ME RININË
Ali Ahmeti
E dashura rini e BDI-së,
Të dashur delegatë dhe delegate të Kuvendit të BDI-së,
Të rinisë,
Të degës së Tetovës,
Ju pjesëtarë të forumeve rinore,
Të partive të një Fronti,
Të një ideje në momentin më të rëndësishëm që e kanë shqiptarët.
E vërejta diku në dokumentarin që kishit përgatit “Të nderojmë të kaluarën”.
Është më se e qëlluara, e kaluara jonë është tepër e dhimbshme, përplot sakrifica, përplot përballje në drejtim të lirisë së munguar të shqiptarëve, në drejtim të mohimit të identitetit tonë kombëtar për të na ndryshuar gjithçka.
Okupatorët kishin vënë Platformën e Grashaninit, Çubrilloviçit po si ekzekutues ishte Millosheviçi.
“Shqiptarëve t’ua humbim krenarinë ilire, shqiptarëve t’ua mohojmë historinë dhe krenarinë e tyre, shqiptarët t’i fusim në hasmëri dhe t’i poshtërojmë si popull i egër përpara ndërkombëtarëve. Por dhe njëherit, për të qenë të suksesshëm, t’i fusim në grindje dhe vëllavrasje me njëri tjetrin, si e vetmja armë që mund t’i fitojmë shqiptarët.”
Nuk arritën të realizojnë projektin e tyre Millosheviçi, të hartuar nga Grashanini.
Shqiptarët falën gjaqet, dhe u falën para një rreziku të madh kombëtar.
Shqiptarët u mobilizuan në luftrat çlirimtare të fituara ballë për ballë me kundërshtarë dhe pushtues.
Prandaj kjo e kaluar, shumë e qëlluar është që e keni bërë, sepse ata që kanë rënë nuk kanë qenë më të moshuar sesa ju që jeni këtu, ata kanë qenë të ri, dhe gjithmonë të ri do të mbesin.
Ata e kanë dashur jetën, por e kanë dashur jetën me dinjitet, e kanë dashur jetën të jetojnë si shqiptarë dhe jo si të tjetërsuar ashtu siç duan disa të na tjetërsojnë dhe ndryshojnë të gjitha ato të arritura që moshatarët e juaj kanë derdhur gjak, si për gjuhë, simbole kombëtare, barazi dhe ju do jeni avantgardë, diga që nuk do lejoni që gjaku i moshatarëve tuaj as të cenohet, as të poshtrohet as të rrezikohet.
Për fat të keq, në historinë e shqiptarëve ka patur njerëz që nuk kanë mbrojtë interesat e tyre kombëtare por i kanë parë interesat personale.
Ne disa herë ju jemi drejtuar LEN-it, se nuk është më VLEN, që t’i braktisin këto institucione të cilat program të tyre kanë pas poshtërimin e shqiptarëve, tjetërsimin e shqiptarëve, rrënimin e gozhdimin e arkivolit të Marrveshjes së Ohrit, por kjo nuk mund të ndodh.
Në radhë të parë, në mbrojtje të të gjithë këtyre të arriturave është një Front i tërë kombëtar që kurrëfarë force nuk paraqet ajo forcë që përpiqet të përfaqësojë shqiptarët në institucionet e shtetit, përpara këtij fronti aq të mobilizuar dhe organizuar rreth një platforme, të mbrojmë atë që kemi arrit, atë që kemi derdh gjak, gjuhë, kulturë, arsim, përfaqësim.
Dhe mendoj që shqiptarët janë të vetëdijshëm dhe gjithnjë e më tepër po gjen mbështetje kjo forcë, këto forca, që për qëllim kanë forcimin e pozicioneve kombëtare në vendin e vet, në shtetin e vet, dhe kemi investuar dhe investojmë në të kaluarën dhe në të ardhmen.
Ky vend ka ardhmëri me marrëdhënie të mira ndëretnike, me jetësim në frymë dhe germë të Marrveshjes së Ohrit, ky vend ka ardhmëri me plotësim të standardeve dhe pranim sa më parë në BE, dhe rajoni në tërësi të jetojë në paqe, stabilitet e siguri.
Dhe nuk ka ardhmëri duke u shpall luftë e poshtërim etnitetit tjetër. Shqiptarët nuk janë minoritet në këtë vend, janë komuniteti i dytë më i madh.
Çdo i dyti në këtë vend flet ndryshe nga ç’flasin gjuhën maqedone, çdo i dyti flet shqip.
Prandaj ne siç jemi angazhu, do të angazhohemi edhe në të ardhmen, që Marrëveshja e Ohrit të jetësohet, materializohet, respektohet si një dokument që ndali luftën dhe i hapi paqes, dialogimit dhe integrimit.
BDI është e hapur, asniher nuk kemi qëndruar në vendnumëro.
Ta zëmë, parlamenti i sotëm, vetëm dy janë nga mandati i kaluar.
Vetëm unë dhe Talat Xhaferi jemi, të gjithë janë deputetë të rinj.
BDI për orientim e ka që moshën sa më të re ta mbajë në BDI, sepse e ardhmja është në duart e rinisë, por në një rini të edukuar, të shkolluar, të spezializuar për përballje me vendet e përparuara të Evropës.
Sepse në Evropë nuk garohet e konkurohet me njerëz të paditur, me njerëz të pashkolluar, me njerëz të paspecializuar.
Do të thotë njëri nga kushtet dhe standardet është, me njerëz profesionist, të përgatitur në të gjitha fushat e jetës.
Investimin për 23 vjet BDI e ka bërë në kuadro, jo që e them unë, por ma kanë thënë vetë të huajt, ata që përfaqësojnë vendet e BE dhe SHBA, se amblema dhe pasqyra e këtij shteti jeni ju BDI me kuadrot që përfaqësoheni.
Prandaj të investojmë shumë e më shumë te gjeneratat e reja që të kapin majat më të larta të dijes, profesionalizmit që të na nderojnë në të gjitha fushat.
Jemi në situatë ku ne na duhet organizim i mirëfillt, mobilizim me të gjitha forcat politike që jemi në Front dhe zgjerim të një fronti më të gjërë kombëtar për t’u përball me përgatitjet që mund të bëjnë pala kundërshtare politike.
Sepse unë nuk dua që ne të krijojmë kundërshtarë siç i kemi patur para 30 viteve, sepse ajo nuk është mirë, nuk është mirë gjërat të kthehen pas, gjërat duhet të shtyhen përpara.
Sa më parë vendi dhe rajoni të jenë në BE dhe me dinjitet të jetojmë si të gjithë popujt e përparuar.
Po ja që ka forca në vend akoma që mendojnë në mënyrën arkaike, disa herë ua kam tërheq vërejtjen si Kristjanit dhe të tjerëve.
Të ndërgjegjësohemi sa më shumë por jo edhe të merremi me politika anti-shqiptare sepse kjo nuk na çon askund.
Kjo është politikë luftë-nxitëse.
Prandaj sa më parë që reflektojnë është aq më mirë për të gjithë ne.
Do kemi kemi zgjedhje, në këto zgjedhje pa hezitim që do jemi fitimtarë, pa hezitim ne gjithmonë kemi patur rritje, pa hezitim që forcat që nuk kanë përgatitje e as brumosje as ideore, as mision, mendojnë që vetëm me pushtet fitohet.
Vetëm me para fitohet.
Unë i hedhi poshtë të gjitha këto, se nuk fitohet as me pushtet as me para, por me ideal, mision, përfaqësim me dinjitet të shqiptarëve, dhe koha e tregoi sa më parë këta të LEN-it të ikin nga Baraka, aq më mirë ju bën shëndetit të tyre.
Ne jemi të hapur për të gjithë, sepse ky Front Kombëtar ka vend për të gjithë, me përjashtim të atyre që bë gjynahe dhe se kalojnë urën e siratit.
Të gjitha parametrat tregojnë, për një vit kemi vetëm ngritje, të gjitha parametrat tregojnë që ky Front kombëtar është fitimtarë, por ne duhet t’ia bëjmë hyzmetin, sepse punojmë për misionin tonë, programin tonë, dhe të punosh në mision të rëndësishëm është shenjtëri.
Prandaj të dashur të ri dhe reja, ju uroj sukses në punën tuaj, në këtë Kuvend.
Sigurisht që udhëheqjen që do e zgjidhni do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me partinë.
Ju jeni vetë BDI-ja, dhe e keni një përparësi se jeni të ri.
Tetovë, 30.06.2025!


