Zyrtare: Jarell Quansah, lojtar i ri i Bayer Leverkusenit

02 korrik 2025 | 12:40

Bayer Leverkusen ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Jarell Quansah nga Liverpooli.

Klubi gjerman ka njoftuar sot se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të ri anglez.

I diplomuari i akademisë së Liverpoolit ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me skuadrën e Bundesligës.

“Bayer 04 Leverkusen ka nënshkruar me lojtarin reprezentues të Anglisë U21 dhe kampion të Evropës, Jarell Quansah”.

“Mbrojtësi qendror i bashkohet klubit të Bundesligës nga kampionët anglezë Liverpool FC, ku ai nënshkroi një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar në Presidencë…