Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin

18 korrik 2025 | 22:29

E ashtuquajtura ‘zyre për Kosovën’’ ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit. Siç ka raportuar Gazeta Express më herët, ky i fundit është arrestuar pas një fjalimi të mbajtur në Rahovec ku ka përdorur gjuhë të ashpër anti UÇK.

Në komunikatë e lëshuar bëhet e ditur edhe se Petar Petkoviq ka njoftuar BE-në, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviqit.

Ndërsa më herët, burime të Express kanë thënë se Popoviq me deklaratën e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje.

‘‘Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë. Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një rast i rëndë vjedhjeje është regjistruar mëngjesin e sotëm…