VIDEO | Protesta kthehet në plaçkitje në Tiranë: Dhunohet biznesi, grabisin bankomatin

13 tetor 2026 | 21:05

Veprimet e dhunshme të protestuesve në “Rrugën e Durrësit” kanë prekur edhe bizneset. Ata kanë shkatërruar plotësisht filialin e nje institucioni financiar që ndodhet në hyrje të “Rrugës së Durrësit”.

Në një moment, një protestues tenton të “grabisë” bankomatin, i cili ndodhej në ambientet e institucionit financiar.

Siç shihet edhe në pamje, protestuesit më herët kanë mësyrë këtë biznes, duke thyer xhamat dhe duke hyrë në ambientet e brendshme.

Ata kanë hyrë edhe në katin e dytë të këtij institucioni, duke nxjerrë nga dritaret e thyera objektet dhe duke u vënë flakën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një aksion policor është zhvilluar në Fushë-Kosovë, ku është arrestuar…