ShBA njofton se do të riorganizoj ushtrinë e saj në Kosovë, këto pritet të jenë ndryshimet

13 tetor 2026 | 20:50

ShBA pritet të riorganizoj ushtrinë e saj në Kosovë.

Sipas njoftimi të misionit ushtarak amerikan në Evropë dhe Afrikë, ShBA do të dërgojë në Kosovë trupa nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe njësi mbështetëse nga Divizioni i Parë i Këmbësorisë, në kuadër të misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), për të zëvendësuar Grupin Luftarak të Brigadës së 53-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës.

Kjo, sipas njoftimit, po bëhet për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për të optimizuar misionin e KFOR-it.

Tutje, në njoftimin e lëshuar, thuhet se ky rotacion pasqyron përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe mbështet një qasje graduale, të bazuar në kushtet në terren, për të siguruar që KFOR-i të mbetet i pozicionuar siç duhet për përmbushjen e misionit të tij.

“Shërbimi përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s në Kosovë ka qenë një nder për ushtarët tanë. Grupi Luftarak i Brigadës së 53-të të Këmbësorisë mbetet krenar për profesionalizmin dhe përkushtimin që trupat tona kanë dëshmuar gjatë këtij misioni. Jemi të bindur se njësia që do të vijë do të vazhdojë t’i forcojë përpjekjet e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet”, tha koloneli Samuel Sargent.

Koloneli Jabari M. Miller, zëvendësshef i mirëmbajtjes në Divizionin e Parë të Blinduar dhe komandant i ardhshëm i Komandës Rajonale – Lindje thotë se ushtarët amerikanë do të vazhdojnë të punojnë përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

“Divizioni i Parë i Këmbësorisë, së bashku me kolegët tanë nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë, e konsiderojnë nder marrjen sërish përsipër të këtij misioni jetik. Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur në Kosovë. E falënderojmë Grupin Luftarak të Brigadës së 53-të të Këmbësorisë për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm dhe mbetemi të përkushtuar për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për misionin e KFOR-it”, tha koloneli Miller.

Në njoftim thuhet se ShBA mbetet e përkushtuar për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të bashkërendojë ngushtë me NATO-n dhe partnerët gjatë gjithë këtij tranzicioni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, Ministri i Digjitalizimit dhe…