Haradinaj: Qëllimi i Kurtit ta mbajë peng Kosovën nuk ka ndryshuar

20 gusht 2025 | 10:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është  deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet as brenda afatit prej 30 ditësh, Haradinaj është shprehur se kjo do të dëshmonte qëllimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Për fat të keq, unë besoj se qëllimi i tij nuk ka ndryshuar, të vazhdojë ta mbajë Kosovën peng dhe ta udhëheqë në mënyrë jo të ligjshme”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, para vazhdimit të seancës konstituive…