Edhe Gjimshiti në listën e Milanit

21 gusht 2025 | 14:39

Skuadra e Milanit po tenton të nënshkruaj edhe me një mbrojtës qendror, repart ku Massimiliano Allegri ka numra të kufizuar. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit kuqezinj kanë rikthyer në vëmendje pistën Caleb Okoli, mbrojtësi 23-vjeçar i Leicester City, i vlerësuar mes 10 dhe 15 milionë euro.

Megjithatë, nuk mungojnë as alternativat me më shumë eksperiencë: Kim Min-jae i Bayern Munchen, Andreas Christensen i Barcelonës dhe Jakub Kiëior i Arsenal. Një opsion tjetër që mbetet mbi tryezë është ai i një profili “made in Serie A”: Berat Gjimshiti i Atalantës, një mbrojtës i sigurt, i mësuar me lojën në një mbrojtje me tre dhe me eksperiencë të gjatë në kampionatin italian.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka edhe një vit kontratë me Atalantën dhe vlen 6 milionë euro, por bergamaskët mund të binden edhe për më pak duke qenë se ende nuk është marrë “ok” për rinovimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ylber Çitaku Përgjigjja do të mësohet më 12 tetor…