FSK-ja nderon viktimat e 11 shtatorit në ShBA
11 shtator 2025
| 13:06
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të terrorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar të enjten flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat e FSK-së, duke përkujtuar kështu viktimat e sulmit terrorist që ndodhi më 11 shtatorit të vitit 2001.
“FSK-ja dhe populli i Kosovës do të jenë për herë, në krah të miqve tanë në ditë të vështira e në ditë festash”, ka njoftuar FSK-ja.



