Flet polici i njesisë speciale i cili u suspendua pasi dyshohet se u tall me Dimal Bashën

16 shtator 2025 | 19:20

Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.

Lidhur me këtë është kontaktuar polici i njesisë specile, Sami Hoti.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se tashmë ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.

Më tutje sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanëbërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Mirëpo kjo është mohuar nga ana e Sami Hotit.

”Askush nuk është tallur me askën dhe këto do të vertetohen më vonë” është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, po vlerëson se…