Jahir Morina emërohet nënkryetar i degës së AAK-së në Prishtinë

13 nëntor 2018 | 14:29

Biznesmeni Jahir Morina është emëruar nënkryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë.

Nënkryetarë të tjerë të degës së AAK-së në kryeqytet u zgjodhën: Fadil Gashi, Vasilika Zotaj, Luljeta Mulliqi, Kreshnik Smajlaj, Valbona Vitia-Ajeti dhe Fiknete Bejta.

Sekretar i përgjithshëm i degës së AAK-së në Prishtinë është zgjedhur Fatmir Gashi, kurse sekretare administrative është zgjedhur Agnesa Sinani.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të degës së AAK-së në kryeqytet në mënyrë unanime votuan edhe kryesinë prej 50 anëtarësh.

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj, së bashku me të zgjedhurit, u zotuan që të punojnë për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës në Prishtinë.

Dega e AAK-së në Prishtinë iu ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të fushave përkatëse, të bashkohen në rrugëtimin e Aleancës për një Prishtinë më të mirë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…