AUV-i dhe ASK-ja nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave

19 shtator 2025 | 13:17

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë marrëveshje AUV-i dhe ASK-ja obligohen që shkëmbimin e të dhënave ta bëjnë në mënyrë të rregullt dhe eliminohen procedurat burokratike të deritashme që vononin këtë proces.

Gjatë takimit, drejtori i AUV-së, Bekim Hoxha dhe drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, diskutuan edhe për krijimin e një sistemi më të integruar në të ardhmen, ku shkëmbimi i të dhënave të jetë një obligim institucional, pa pasur nevojën e marrëveshjeve të veçanta dhe të dhënat të shkëmbehet në kohë reale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake…