Futbollistët e Flamurtarit do të paguhen javën që vjen
17 nëntor 2018
| 10:53
Shumica e futbollistëve të Flamurtarit vazhdojnë të mos paguhen prej më shumë se dy muajsh.
Për këtë arsye, lojtarët kishin bojkotuar dy seanca stërvitore para dy javësh. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar gati 14 ditë, pjesa dërrmuese e futbollistëve ende nuk kanë marrë centin.
Por, pritjeve, si duket, po u vjen fundi, shkruan “Gazetasheshi.com”, e cila merr vesh se kryetari i klubit ka arritur t’i sigurojë mjetet dhe gjatë javës së ardhshme do t’u shlyhen të gjitha borxhet futbollistëve. Flamurtari ka pasur rezultate relativisht të mira këtë edicion.



