Flutura Kusari: Kurti dhe Murati e kanë mision special ta shkatërrojnë RTK-në

26 nëntor 2025 | 11:16

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi qeveria nuk ka ndarë buxhet për RTK-në.

Kusari ka thënë se Albin Kurti dhe Hekuran Murati kanë mision special për ta shkatërruar RTK-në.

“Qeveria ka marrë vendim me i dhënë buxhet disa institucioneve, por ka refuzuar që të ndajë buxhet për RTK-në. Pra, e ka pasur mundësinë ligjore dhe buxhetore, por e ka përjashtuar RTK-në. Përse? Sepse Kurti, Murati dhe njerëzit e LV-së kanë mision special me e shkatërruar RTK-në masi s’po munden ta vendosin në kontroll totale. Kontrolla e kufizuar aktuale të cilën janë duke e ushtruar – veç këqyrni lajmet në 19.00 – nuk po iu mjafton. Kjo është luftë speciale kundër lirisë së medias, luftë speciale kundër RTK-së dhe nëpërkëmbje e 700 punëtorëve dhe familjeve të tyre. Unë njoh njerëz që punojnë në RTK që vuajnë nga sëmundjet dhe për ilaçe po kërkojnë ndihme nga familjarët. Kjo qasje është denigrimin dhe cenim i integritetit dhe mirëqenies personale të njerëzve. Përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dental Advanced Services Dhomi” L.L.C. Me nr. Unik Identifikues: 811862326…