Flick e do Asllanin te Barcelona
26 nëntor 2025
| 12:52
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tashmë ka vendosur për sulmuesin që dëshiron ta transferojë në “Camp Nou” për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili po monitorohet edhe nga Bayern Muncheni e Borussia Dortmundi krahas Barcelonës.
Flick i ka bërë me dije drejtuesëve të klubit se e dëshiron vetëm Asllanin, të cilin e sheh si përforcim të duhur dhe lojtar që mund ta udhëheq sulmin e Barcelonës për të ardhmen.
Sipas trajnerit gjerman, sulmuesi i Kosovës është profili i lojtarit që po e kërkon, i shpejtë, gjithashëm dhe me nuhatje për gol.
23-vjeçari që ka shënuar 6 gola në 13 ndeshje këtë sezon për Hoffenheimin, ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2029 kurse kartoni i tij po vlerësohet rreth 30 milionë euro.



