Kusari-Lila thotë se “nuk është e lehtë” të arrihet rezultati i 2021-ës

26 nëntor 2025 | 21:13

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka pranuar se arritja e një rezultati të ngjashëm me zgjedhjet e 2021-ës nuk do të jetë e vështirë dhe se partia e saj përballet me sfida reale në terren.

“Do të mundohemi maksimalisht – nuk është e lehtë. Unë jam e bindur dhe e vetëdijshme për sfidat,” tha Kusari-Lila, duke theksuar kompleksitetin e situatës.

Ajo foli për dhe indinjatën e qytetarëve pas një viti të ngarkuar me procese zgjedhore, duke nënvizuar rrezikun e uljes së pjesëmarrjes.

“Unë e kuptoj edhe indinjatën e atyre që sot deklarojnë që nuk dojnë me dalë në zgjedhje, por i apeloj që me dalë në zgjedhje,” tha ajo në emisionin “DPT me Fidanin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku ka falënderuar veprimtarët e Degës IV të LDK-së…