Betim Gjoshi: Kreshnik Radoniqi i KQZ-së është vënë në shërbim të Vetëvendosjes

26 nëntor 2025 | 21:58

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka shprehur kritika ndaj kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Gjoshi ka akuzuar Radoniqin pasi sipas tij, ai është vënë në shërbim të pushtetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Merreni me mend, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi, sot e ka çuar dorën dhe ka votuar një vendim të paligjshëm dhe antikushtetues”, ka shkruar ndër të tjerash, Gjoshi.

Postimi:

Sot, KQZ e ka për kryetar një person që më së paku e meriton titullin Gjyqtar.

Merreni me mend, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi, sot e ka çuar dorën dhe ka votuar një vendim të paligjshëm dhe antikushtetues.

Edhe dje, ka tentuar të veprojë në kundësheshtim me  normale juridike, duke insistuar që një amandament për buxhetin e KQZ-së të votohej vetëm pasi të votohej i gjithë buxheti i KQZ-së. Nuk ka vend normal që amandamentet e një ligji votohen pasi të votohet i gjithë ligji.

KQZ nuk e meriton të drejtohet nga një person që nuk shqetësohet aspak për zgjedhje të lira, demokratike dhe të ligjshme.

Kreshnik Radoniqi është vënë në shërbim të pushtetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke degraduar integritetin e zgjedhjeve dhe duke u bërë palë në paligjshmëri.

Ai nuk po e luan rolin e Kryetarit të KQZ-së, por po i shërben agjendës së Vetëvendosjes dhe me votën e tij po ia përshtat zgjedhjet partisë Vetëvendosje.

Dje, unë e kam përcjellur mbledhjen e KQZ-së dhe jam i shokuar se si në prezencë të tij, është kërcënuar hapur anëtarja e komunitetit turk nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes. Asnjë reagim nuk e ka bërë Radoniqi. Ai as nuk është distancuar nga ky kërcënim dhe as nuk ka njoftuar organet shtetërore.

Me kërcënime të anëtarëve të KQZ-së dhe me një kryetar që i shërben partisë uzurpatore, zgjedhjet demokratike dhe të lira janë në rrezik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka komentuar…