Goxhaj ngre alarmin: Eksploziv nga Ukraina kapet në kufirin me Kosovën

26 nëntor 2025 | 22:18

Ish-ushtaraku i UÇK-së Dritan Goxhaj, ka denoncuar rrezikun e shtuar të armëve dhe eksplozivëve që përfundojnë në Ballkan përmes rrugëve të paligjshme.

Ai bëri të ditur se në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë është kapur një sasi prej 30 kilogramësh eksploziv plastik C4 (Rodez), material që prodhohet zakonisht vetëm për forcat speciale në SHBA.

Goxhaj paralajmëroi se ky eksploziv mund të përdoret për akte kriminale ose terroriste dhe se rruga e tij drejt Ballkanit lidhet me tregun e zi të armëve që ka përfshirë edhe pajisje të sofistikuara ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka folur…